Arben Gashi i kundërpërgjigjet sondazhit të mbrëmshëm ku LDK-në e nxjerr me 10%

Aktuale

Arben Gashi i kundërpërgjigjet sondazhit të mbrëmshëm ku LDK-në e nxjerr me 10%

Nga: D.RR Më: 20 janar 2021 Në ora: 10:28
Arben Gashi

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka quajtur të korruptuar sondazhin e publikuar mbrëmë nga kolegji Riinvest.

Ai sondazh e nxjerr të parën VV-në me 54%, ndërsa LDK-në të tretën me 10%.

Gashi ka paralajmëruar se kryengritja rugoviste në kutinë e votimit, do të jetë kundërpërgjigja për këto sondazhe.

“Kryengritja Rugoviste në kutinë e votimit, do të jetë përgjigja për sondazhistet e korruptuar.

Tjerat vijne pastaj!”, ka shkruar Gashi në Facebook, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat