BKS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Aktuale

BKS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Nga: G.B Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:04
Pamje nga nënshkrimi i bashkëpunimit

Është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në mes të BKS-së dhe Agjencisë Kadastrale e Kosovës.

Përmes këtij memorandumi synohet lejimi i qasjes nga AKK për kompanitë e sigurimeve për leximin dhe printimin e informatave në Regjistrin e të Drejtës së Pronës së Paluajtshme (RDPP), përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

U.D. Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përmes të cilës synohet lejimi i qasjes nga AKK për kompanitë e sigurimeve për leximin dhe printimin e informatave në Regjistrin e të Drejtës së Pronës së Paluajtshme (RDPP).

Nëpërmjet këtij sistemi për të cilin Agjencia Kadastrale e Kosovës i krijon qasje Byrosë Kosovare e Sigurimit, kompanitë e sigurimeve përmes shfrytëzimit të ueb shërbimeve do të kenë mundësinë e regjistrimit të hipotekave në mënyrë elektronike duke mundësuar qasje më të mirë në shërbimet publike, e cila ndikon drejtpërdrejtë edhe në rritjen e efikasitetit dhe procesimit të procedurave të lëshimit të garancive nga kompanitë e sigurimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat