Valbon Krasniqi përjashtohet nga kandidimi për drejtor të SHSKUK-së, nuk i plotëson kriteret

Aktuale

Valbon Krasniqi përjashtohet nga kandidimi për drejtor të SHSKUK-së, nuk i plotëson kriteret

Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:31
Valbon Krasniqi

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi nuk i ka plotësuar kriteret për të kandiduar si drejtor i këtij institucioni.

Ai është përjashtuar nga kandidimi për drejtor të këtij institucioni, kështu është thënë nga SHSKUK.

Nga ky institucion është thënë se Gloria Staka dhe Valbon Krasniqi nuk i kanë plotësuar kriteret për drejtor të SHSKUK-së.

Ndërsa, Saudin Maliqi nga Prishtina, Gani Halilaj nga Drenasi, Driton Ukmata nga Prishtina dhe drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani i kanë plotësuar kërkesat dhe do të kandidojnë për pozitën e drejtorit.

Ndërsa, kandidatët që nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret e konkursit, kanë të drejtë të paraqesin ankesë ose të paraqiten në Sektorin e Burimeve Njerëzore në SSHKUK për t’u njohur me arsyet e detajuara për mos kualifikim për konkursin e mëtejmë.

Kryesuesi i Bordit drejtues të SHSKUK-së, Xhevat Jakupi, ka thënë se Burimet Njerëzore në këtë institucion do ta publikojnë dokumentin për personat që kanë plotësuar kriteret dhe se ky dokument pastaj do t’i dorëzohet bordit.

Ai ka thënë se ende nuk e kanë marrë dokumentin dhe se po e presin atë.

Ndërsa, nga SHSKUK e kanë konfirmuar se Krasniqi nuk ka të drejtë të kandidojë për pozitën e drejtorit/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat