Ish-këshilltari i Albin Kurtit: Baton Haxhiu e mbajti këtë sekret fshehtë nga Hashim Thaçi

Aktuale

Ish-këshilltari i Albin Kurtit: Baton Haxhiu e mbajti këtë sekret fshehtë nga Hashim Thaçi

Nga: A.Zh Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:48
Baton Haxhiu, Hashim Thaçi

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për gazetarin Baton Haxhiu. Ai ka hedhur dyshime Haxhiu dinte diçka në lidhje me Gjykatën Speciale, por nuk e kishte njoftuar Hashim Thaçin, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Haxhiu e mbajti “këtë sekret” që të mos e shqetësonte ish-presidentin.

Postimi i Hoxhës në Facebook:

Baton Haxhiu është një profet i vërtetë. Ai parashikoi që Lëvizja Vetëvendosje do të themelohej edhe në Tiranë. Gojët e liga do të thonë se kjo dihej e pritej nga të gjithë, pra nuk kërkonte shumë mend. Jo! Ai ishte i vetmi që e parashikoi.

Por ai parashikoi para së gjithash mosndëshkimin e krimeve serbe gjatë luftës. Edhe këtu i doli fjala. Ata që po ndëshkohen specialisht nuk janë serbët, por shqiptarët.

Ajo që më habit është fakti se ky ka këshilluar edhe Thaçin edhe Ramën. Duhet ta kishte parashikuar diçka në lidhje me Gjykatën Speciale. Mendoj se ai e ka parashikuar, por nuk e njoftoi Thaçin. Le të themi se e mbajti sekret që mos ta shqetësonte. Kështu vepronin edhe priftërinjtë e antikitetit. Nuk e njoftonin mbretin për të gjitha gjëmat që mësonin nga hyjnitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat