Kandidatja e AAK-së nuk pranon të sulmojë partitë tjera: Të mos krijojmë përçarje, të votohet programi

Aktuale

Kandidatja e AAK-së nuk pranon të sulmojë partitë tjera: Të mos krijojmë përçarje, të votohet programi

Më: 20 janar 2021 Në ora: 20:31
Diellza Kukaj

Kandidatja e AAK’së për deputete, Diellza Kukaj, ka folur për programin qeverisës të subjektit të saj.

Ajo ka thënë se në këto zgjedhje AAK synon postin e presidentit për kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj.

Ndërkohë kur është pyetur se pse duhet të votohet subjekti i saj e jo tjerat ajo ka thënë se qytetari është ai që vendosë.

“Ne jemi një gjeneratë e re. Duhet me qenë e re për me pas ide të reja. Nuk duam të krijojmë përçarje dhe kërkojmë një përfaqësim të ri. Sulmet personale i takojnë të kaluarës”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat