Ndalimi i kandidimit të Kurtit, Mehmeti: Fryma e klanit Pronto dhe pleqve të LDK, ende prezente në institucione

Aktuale

Ndalimi i kandidimit të Kurtit, Mehmeti: Fryma e klanit Pronto dhe pleqve të LDK, ende prezente në institucione

Më: 20 janar 2021 Në ora: 21:20
Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mësohet se është në mesin e 47 kandidatëve për deputetë që nuk do të garojnë dot më 14 shkurt prej historikut penal në tri vitet e fundit.

KQZ-ja e Kosovës thotë se personat kanë një afat të shkurtër kohor për t’u ankuar.

Publicisti, Kim Mehmeti, në një lidhje me skype për Rtv Ora thotë se në institucionet e Kosovës, posaçërisht në Gjykatën Kushtetuese dhe KQZ, është akoma prezente fryma e klanit Pronto dhe atyre që ai i quan pleqtë e LDK-së.

Kim Mehmeti:  Kosova ndërtoi institucione shtetërore kryesisht që nuk ishin në shërbim të shtetit, të Kosovës, por ishin në shërbim të elitave sunduese, të klanit Pronto dhe pleqve të LDK-së. Në një Kosovë të tillë mbetet fryma e klanit Pronto dhe pleqve të LDK që e lanë në ato institucione, posaçërish në gjyqësor, posaçërisht në Gjykatën Kushtetuese dhe KQZ. Aty delegoheshin njerëz sa më të afërt ishin me presidentin që tani është në Hagë dhe sa të afët ishin me kryeministrat që asokohe sundonin në Kosovë, kjo nuk është fshehtësi. Gjykata Kushtetuese edhe Kushetutën e lexon në varësi se kush është President i Kosovës. Ata ruajnë frymën e asaj klase sunduese, zhvatëse që ndërtonte institucione shtetërore që të mbrojnë veten dhe jo ta bëjnë Kosovën një shtet të së drejtës, ku ligji do të vlejë për të gjithë, ku Kushtetuta do të lexohet çdo herë ashtu si është shkruajtur dhe jo sa i afërt është kryetari i Kushtetueses me këtë apo atë parti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës njoftoi të mërkurën se pas verifikimeve, ka rezultuar se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për listat zgjedhore, kanë mes tyre kandidatë të cilët nuk mund të garojnë për shkak të problemeve me ligjin.

KQZ-ja e Kosovës nuk e ka publikuar listën e personave të papërshtatshëm për karrigen e ligjvënësit, por i ka lënë kohë subjekteve apo kandidatëve që kanë pretendime, se mund ta dorëzojnë ankesën e tyre deri më 31 janar, pasi më 1 shkurt, hidhet shorti për renditjen e subjekteve në fletën e votimit.

Një ndër ta mësohet se është edhe ish-kryeministri Kurti.Në vitin 2018, ai dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u dënuan nga Gjykata për protestën me gaz lotsjellës në ambientet e Kuvendit.

Dy politikanët e Vetëvendosjes theksojnë se janë dënuar me kusht, jo me burgim, çfarë ka sjellë edhe debat.

Vetë Kurti në një reagim pas këtij vendimi tha se nuk ka asnjë informacion nga KQZ dhe se do t’i prijë listës së tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat