Ja pse LDK-ja ka gjasa ta marrë presidentin

Aktuale

Ja pse LDK-ja ka gjasa ta marrë presidentin

Më: 20 janar 2021 Në ora: 21:34
LDK

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami tha se gjasat me të mëdha për ta marrë presidentin i ka LDK.

Kjo për faktin, sepse duhen 80 vota dhe partitë që kanë kandiduar edhe për president e kanë të vështirë t'i sigurojnë votat e nevojshme sipas Kushtetutës.

Këto komente e shumë tjera, Bajrami i ka bërë në RTV Dukagjini.

Ndryshe Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani janë deklaruar haptas për postin e Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat