Hoti: LDK e ka për obligim që ta ruajë rendin dhe orientimin perëndimor në këtë shoqëri

Aktuale

Hoti: LDK e ka për obligim që ta ruajë rendin dhe orientimin perëndimor në këtë shoqëri

Më: 20 janar 2021 Në ora: 21:43
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, sot ka takuar strukturat e degës së IV-të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Kandidati për Kryeministër nga radhët e LDK-së, falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët e kësaj dege, për angazhimin e tyre.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka vizionin e saj të qartë, e që orientimi është perëndimi. Qeveria e Kosovës ka arritur të ruajë këtë kurs pro-perëndimor duke promovuar kulturë të lartë politike që qon në progres perëndimor”, tha Hoti.

Gjatë këtij takimi, ai i informoi të pranishmit për punën e Qeverisë, duke theksuar se pandemia dhe problemet ekonomike të vendit, kanë qenë sfida shumë të mëdha, por që sipas tij kanë arritur të menaxhohen shumë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat