Shpend Ahmeti befason me deklaratën për listën zgjedhore të VV-së

Aktuale

Shpend Ahmeti befason me deklaratën për listën zgjedhore të VV-së

Më: 20 janar 2021 Në ora: 22:11
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtiëns, Shpend Ahmeti, ka thënë se lista e VV’së është më e mira në krahasim me partitë tjera.

Gjithsesi ai ka thënë se laramania e personaliteteve aty mund të shkaktojë probleme për të ardhmen.

“VV ka listën më të mirë. Këtë po e them edhe në krahasim me partitë tjera”, ka thënë Ahmeti.

“Unë kam dëgjuar se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë marrë vesh për emrat e ministrave. Ajo më intereson edhe më shumë. A besoj që mund të ndodhë ndryshimi? Po. Mirëpo kam dyshimet e mija. Unë kam bindjen që ata janë ende të majtë. Në momentin që nuk janë më të majtë atëherë nuk i përkrahu më. Ka lëshime edhe në këtë drejtim. Si mund një qeveri  e majtë të ulë numrin e ministrive deri në 12. Mirëpo besoj që është lista më e mirë. Besoj që ata do të marrin deri në 45%. Aty diku. Ka përkrahje të madhe”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë po ashtu se gara për vendin e dytë do të jetë e ngushtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat