Sejdiu: Kurtit i konvenon vendimi për moskandidim, tash luan rolin e viktimës

Aktuale

Sejdiu: Kurtit i konvenon vendimi për moskandidim, tash luan rolin e viktimës

Më: 20 janar 2021 Në ora: 22:22
Dardan Sejdiu

Opinionisti Dardan Sejdiu ka komentuar vendimin e fundit të KGJK-së ku thuhet se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin dhe u pamundësohet kandimi e në mesin e të cilëve është thënë se përfshihet edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Sejdiu në Rubikon ka thënë se ky vendim i konvenon Kurtit që të luaj rolin e viktimës.

“Ky vendim i Gjykatës i ndihmon edhe më shumë, zotëri Kurti tani mund ta ruaj pozicionin e viktimës”.

“Duke u fut në proces zgjedhor për herë të parë në këtë mënyrë si pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese unë besoj që i ka ndihmu Kurtit që të ruaj pozicionin politik – “se shteti është i kapur dhe Kurti është viktima të cilit nuk po i lejohet me garu”, tha Sejdiu.

“Mendoj se vendimi është i padrejtë pasi ka qenë përdorim i mjeteve për me ndalë një padrejtësi që ne e kemi menduar atë kohë. Por se zotëri Kurti është i dënuar me vendim të formës së prerë dhe dënimi me kusht ka të bëjë për mos vuajtur burgun dhe mos me përsëritë veprën penale”.

“Problemi është se kjo tani bëhet vegël elektorale – kjo i përshtatet elektoralisht Vetëvendosjes”.

Sejdiu komentoi edhe deklaraten e sotme të Kurtit ku ka thënë se nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar nga KQZ-ja rreth këtij vendimi.

“Ekziston një problem goxha i madh kur kërkohet që institucionet t’i nënshtrohen vlerësimit për vullnetin e popullit pa ndodhë 14 shkurti, pra i paragjykon rezultatet nga entuziazmi që e sheh zotëri Kurti në terren”.

“E kuptoj zotëri Kurtin sepse është në fushatë, dëshiron me animu elektorat dhe dëshiron të krijojë përshtypjen e cila ndoshta i takon duke pasur parasysh edhe si po dalin në sondazhe. Gjithashtu besoj se një subjekt dhe një lider kur arrin një vlerësim në sondazhe – për mua do të ishte më i vlerësuar në qoftë se do të tregonte një dashamirësi për procesin i cili do e vendoste të parin sesa t’i paraprinte me deklarime të cilat për mua janë goxha populliste”, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat