COVID-19 në Kosovë, rritje e lehtë e rasteve të reja në ditët e fundit

Aktuale

COVID-19 në Kosovë, rritje e lehtë e rasteve të reja në ditët e fundit

Më: 20 janar 2021 Në ora: 23:14
IKSHPK

Sot e disa ditë me radhë numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë pas një periudhe të gjatë është më i lartë sesa numri i pacientëve të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 320 raste të reja me koronavirus.

E numri i pacientëve të shëruar është 269.

Brenda kësaj periudhe kohore janë regjistruar gjithashtu edhe 6 raste të vdekjes.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (80 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Obiliq 1 rast (55 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç).

Kështu, me statistikat e 24 orëshit të fundit, numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 56,732 raste nga gjithsej 213,372 persona të testuar për virusin COVID-19.

E me 6 vdekjet e regjistruara për këtë 24 orësh, numri i vdekjeve ka arritur në 1426.

Nga numri total ir asteve pozitive, 49,982 raste kanë arritur të shërohen dhe kështu, numri i rasteve aktive është 5324. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat