Valdete Daka ndjehet e kërcënuar pas deklaratave të Glauk Konjufcës

Aktuale

Valdete Daka ndjehet e kërcënuar pas deklaratave të Glauk Konjufcës

Më: 20 janar 2021 Në ora: 23:39
Valdete Daka

Pasi Glauk Konjufca në “Debat Plus” drejtoi gishtin nga Valdete Daka për mos certifikimin e Kurtit ka reaguar kjo e fundit.

Daka, pas deklaratave të Glauk Konjufcës, është ndjerë e kërcënuar.

Moderatori Panduri thotë se Daka ka kërkuar hapësirë mediale, por që për shkak të gjendjes emocionale e ka të pamundur të kyçet në debat.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbaton vetëm Ligjin e zgjedhjeve”, ka thënë Daka në mesazhin që e ka lexuar moderatori Ermal Panduri.

Konjufca ka akuzuar kryetaren e KQZ-së Valdete Daka se po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit.

“Personi që në KQZ po ndikon që edhe kërkesa me qenë sugjestive e kundër Albin Kurtit është Valdete Daka”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat