Admirali Burke thotë se KFOR-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë

Aktuale

Admirali Burke thotë se KFOR-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Ka gjashtë muaj që admirali Robert P. Burke mori detyrën e Komandantit të Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.

Nën komandën e tij janë edhe trupat e misionit të KFOR-it në Kosovë që nuk arriti t’i vizitojë më herët për shkak të pandemisë.

Megjithatë, të martën, ai erdhi për vizitë në selinë e misionit të NATO-s në Prishtinë.

Nga aty dha një garanci se KFOR-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë pa asnjë ndryshim.

Burke tha se nuk ka indikacione që gjendja e sigurisë të ndryshojë për të keq në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat