Shala e nis ditën me Kuqin, thotë se bisedat dhe mendimet e tij janë frymëzim

Aktuale

Shala e nis ditën me Kuqin, thotë se bisedat dhe mendimet e tij janë frymëzim

Më: 21 janar 2021 Në ora: 09:01
Shala dhe Kuçi

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala e ka nisur ditën duke pirë kafe me nënkryetarin e kësaj partie, Hajredin Kuqin.

Shala shprehet se puna dhe përvoja e Kuqit kanë qenë gjithmonë largpamëse dhe se si PDK janë të bekuar që e kanë në mesin e tyre një personalitet të tillë.

Postimi i plotë:

Një kafe me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, prof. dr. Hajredin Kuçin. Bisedat me Hajrën gjithmonë janë frymëzim; mendimet e tij të thella na bëjnë të jemi më të urtë e më të mençur. Kultura dhe veprimi intelektual, si dhe vizioni politik e filozofik, e bëjnë Hajredin Kuçin një personalitet që Kosovës i duhet në çdo kohë.

Gjatë procesit të gjatë e të mundimshëm të shtetndërtimit shpesh mbi ne ranë shumë orë të liga, por fjalët dhe mendimet largpamëse të Hajredin Kuçit u bënë dritë dhe shpresë.

Kosova dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të bekuar që e kanë Hajredin Kuçin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat