Haradinaj te varri i Rugovës: Do të jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij

Aktuale

Haradinaj te varri i Rugovës: Do të jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij

Nga: N.Sh Më: 21 janar 2021 Në ora: 09:21
AAK duke bërë homazhe pranë varrit të Ibrahim Rugovës

Me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, kanë nisur vizitat pranë varrit të tij.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ai tha se Kosova është mirënjohëse për kontributin për lirinë dhe pavarësinë të presidentit Rugova dhe se kujtimi për të është i përjetshëm.

Homazhe të varri i ish-presidentit do të bëjnë edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe Kryesia e LDK-së.

Ndryshe, Rugova në kohën kur ishte president i Kosovës, e bëri Ramush Haradinajn kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat