Gashi: Idetë e Rugovës për miqtë amerikan dje u rrezikuan, sot janë stabile

Aktuale

Gashi: Idetë e Rugovës për miqtë amerikan dje u rrezikuan, sot janë stabile

Nga: N.Sh Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:12
Ibrahim Rugova

Arben Gashi nga LDK-ja ka kujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 15-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi është shprehur se idealet e lirisë, pavarësisë e demokracisë, sipas tij, ishin baza e angazhimit politik të Rugovës.

Ai thotë se, këto ide dje ishin të rrezikuara, kurse sot janë stabile.

Postimi i plotë:

Idealet e lirisë pavarësisë, demokracisë! Ishin bazat e angazhimit politik të presidentit RUGOVA! Zbatimi i këtyre idealeve u bë mbi idetë për shtetin e Kosovës: i hapur me fqinjët, i integruar në NATO dhe në BE, në miqësi të përhershme me AMERIKËN. Këto ide:

Dje, ishin të rrezikuara.

Sot, janë stabile.

Me datë 14 vendosni ju.

Lavdi presidentit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat