Merret vendim: Kompensim për policët, mjekët, infermierët, të cilët u ekspozuan drejtpërdrejt me COVID-19

Aktuale

Merret vendim: Kompensim për policët, mjekët, infermierët, të cilët u ekspozuan drejtpërdrejt me COVID-19

Më: 21 janar 2021 Në ora: 14:59
Ilustrim

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Avdullah Hoti ka zhvilluar sot mbledhjen e 59-të.

Në vazhdën e shumë vendimeve të cilat u morën sot, Qeveria poashtu mori vendim për të realizuar kompensimin për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19, Qeveria në detyrë mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 1.6 milion euro.

“Ndërsa me një vendim tjetër janë ndarë 8 milion euro për kompensimin e shtesave  mujore mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor për muajt  janar, shkurt dhe mars të vitit 2021. Ndarja e mjete ve do të bëhet sipas kategorizimit:

Kategoria I – mjekë, iu ndahet shtesa prej 250 euro në muaj;

Kategoria II – infermierë, iu ndahet shtesa prej 150 euro në muaj dhe

Kategoria III – stafi mbështetës – teknik, iu ndahet shtesa prej 100 euro në muaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat