Zemaj njofton se janë ndarë 8 milionë euro për shtesat e punëtorëve shëndetësorë

Aktuale

Zemaj njofton se janë ndarë 8 milionë euro për shtesat e punëtorëve shëndetësorë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 15:47
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar stafin shëndetësorë se Qeveria e Kosovës ka ndarë 8 milion euro  për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Zemaj ka thënë se shtesat vlejn për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.

“Në pajtim me mundësitë tona, për kontributin, përkushtimin dhe detyrat e punës për personelin shëndetësorë, janë ndarë nga Qeveria Kosovës 8 milion euro për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë”, ka shkruar ai.

 Postimi i plotë

Të nderuar mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor,Ju falënderoj shumë për punën e madhe dhe të jashtëzakonshme që keni bërë gjatë gjithë kohës, kohës më të rëndë pas çlirimit të vendit tonë, kohën e pandemisë.

Në pajtim me mundësitë tona, për kontributin, përkushtimin dhe detyrat e punës për personelin shëndetësorë, janë ndarë nga Qeveria Kosovës 8 milion euro për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë.

Kjo shtesë vlen për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.

Ndarja e mjeteve do të bëhet sipas kategorizimit:

Kategoria I – mjekëve ju jepet shtesa prej 250 eurove në muaj,

Kategoria II – infermierëve ju jepet shtesa prej 150 eurove në muaj, dhe

Kategoria III – stafi mbështetës – teknikëve, ju jepet shtesa prej 100 eurove në muaj.

Personeli shëndetësor, mjekët, infermierët dhe stafi teknik, janë heronjtë e ditëve tona!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat