Mustafa: Fajësimi i Dakës është i padrejtë dhe i palejueshëm

Aktuale

Mustafa: Fajësimi i Dakës është i padrejtë dhe i palejueshëm

Nga: A.SH Më: 21 janar 2021 Në ora: 17:20
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka reaguar për fajësimin ndaj Valdete Dakës.

Ai ka thënë setë fajësohet Kryetarja e KQZ-së deri në kërcënim, se po e zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është e padrejtë dhe e palejueshme.

“Prandaj mos e atakoni zonjën Daka, sepse nuk keni të drejtë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Postimi në Facebook:

Të fajësohet Kryetarja e KQZ-së deri në kërcënim, se po e zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është e padrejtë dhe e palejueshme.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Etem Arifi, në esencë është i quditshëm, sepse më shumë përngjan në shkrim të ri të normave kushtetuese, sesa në interpretim të normave ekzistuese, që do duhej të jetë fushëveprim i Gjykatës. Fundja vet aktgjykimi është derivat i lëndës së inicuar nga LVV.

As neve si LDK, s’na ka pëlqyar. Jo pse kufizon të drejtën e atyre që janë të dënuar për vepra penale të konkurrojnë për mandat ligjëvënësi, sepse nuk shkon edhe ligjëvënës edhe shkelës i ligjit, por për faktin se Gjykata e rrëzoi Parlamentin!? Pak si shumë në një demokraci Parlamentare.

Prandaj mos e atakoni zonjën Daka, sepse nuk keni të drejtë. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat