Hoxhaj u premtoi mjekëve dhe infermirëve rritje pagash 30%, vjen reagimi i Vetëvendosjes

Aktuale

Hoxhaj u premtoi mjekëve dhe infermirëve rritje pagash 30%, vjen reagimi i Vetëvendosjes

Nga: A.Zh Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:43
Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës Enver Hoxhaj, u ka premtuar mjekëve infermierëve rritje pagash për 30%.

Ai këtë premtim e bëri gjatë vizitës në Spitalin Rajonal në Prizren.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Driton Tali nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Bota sot.

Tali ka ironizuar me Hoxhajn, duke thënë se “poshtë ka rënë katundi”.

Ai ka kujtuar se si PDK-ja më herët premtonte 200 mijë vende të reja pune.

Postimi i Talit në Facebook:

A veç 30% a?

Poshtë ju ka ra katundi.

Ktynehere premtojshi ka 200 mijë vende të reja të punës, liberalizimin të vizave, Kosovën "Luginë Silikoni", investime miliardëshe...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat