Biden si njohës i mirë i Ballkanit, diplomati tregon ndikimin e tij në çështjen Kosovë-Serbi

Aktuale

Biden si njohës i mirë i Ballkanit, diplomati tregon ndikimin e tij në çështjen Kosovë-Serbi

Më: 21 janar 2021 Në ora: 21:01
Islam Lauka

Diplomati Islam Lauka, në një intervistë për Euronews Albania tregoi se ka qenë pikërisht natyra kundërshtuese e Donald Trump që është reflektuar në marrëdhëniet me jashtë të Amerikës.

Me ardhjen e Joe Biden, si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai beson se kjo është ngjarje historike, jo vetëm për Amerikën por edhe për mbarë Ballkanin, ndërkohë që teksa përshkroi Joe Biden si një politikan të aftë, nuk harroi të shtonte se është dhe një njohës i shkëlqyer i këtij rajoni.

Ndërkohë sa i takon marrëveshjes së Kosovës dhe qëndrimit të saj në fuqi me ardhjen e Biden, diplomati u shpreh se ndryshimi do të fillojë që në momentin që Kosova nuk do të quhet më një vend i Lindjes së Mesme, siç e quajti Trump.

“Unë kam pasur dhe vazhdoj të kem rezervat e mia shumë serioze për këtë marrëveshje. E kam quajtur një show në funksion të fushatës elektorale të Trump, një shoë në të cilin udhëheqja e Kosovës dhe delegacioni që ai drejtonte u vu në shërbim të fushatës së Trump dhe u kthye në një farë forme në vegël të tij, ashtu si Hoti, LDK-ja në përgjithësi por dhe parti të tjera shfrytëzuan Trump dhe administratën e tij për qëllimet e tyre,” – tha Lauka.

Sipas diplomatit Lauka me ardhjen e largimin e Trump i cili bullizoi Kosovën në raport me Serbinë, Biden do të ketë një qasje komplet ndryshe ndaj situatës.

Sidoqoftë, çështja e Ballkanit nuk do të jetë prioritare duke marrë parasysh që problemet kryesore i ka dhe Amerika vetë, pasi me largimin e presidentit Trump, vendi ka krijuar një përçarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat