Behramaj: Kurti edhe sot qenka munduar të gjejë shpëtim tek Thaçi

Aktuale

Behramaj: Kurti edhe sot qenka munduar të gjejë shpëtim tek Thaçi

Më: 21 janar 2021 Në ora: 21:40
Kurti dhe Thaçi

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar rreth zhvillimeve politike në vend, rreth deklarimeve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku e quajnë të padrejtë raportimin se Albin Kurtit i është ndaluar kandidimi për deputet.

Behramaj shprehet se Kurti edhe në mosprezencë të Thaçit, po mundohet të gjejë shpëtim tek ai, pasi thekson që politikisht dhe i frikësohet hijes së tij.

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar rreth zhvillimeve politike në vend, rreth deklarimeve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku e quajnë të padrejtë raportimin se Albin Kurtit i është ndaluar kandidimi për deputet.

Behramaj shprehet se Kurti edhe në mosprezencë të Thaçit, po mundohet të gjejë shpëtim tek ai, pasi thekson që politikisht dhe i frikësohet hijes së tij, përcjellë Klan Kosova.

”Albin Kurti edhe sot qenka munduar të gjejë shpëtim te Hashim Thaçi. Deri këtu ka ardhur duke e pasur atë gjithnjë tabelë qitjeje, të cilin thellësisht e adhuron. Por, duke tentuar sërish të rrëshqasë poshtë e përpjetë Hashim Thaçit, kur ai nuk është as në Kosovë, nuk është më e mjaftueshme për Albin Kurtin. Dihet që politikisht frikësohet edhe prej hijes së tij. Por, tash ka ardhur koha të ofrojë më shumë se gjetjen e fajtorit edhe në drekat e tij. Populizmi dhe tirania moderne, si alternativa të vetme politike, nuk mund ta shtrijnë pushtetin në shoqërinë tonë. Albin Kurti më nuk mund as të viktimizohet apo të ndërtojë skenarë të rrëzimit me protagonist Hashim Thaçin, sa herë që përballet me frikën e përgjegjësisë dhe vendimmarrjes politike. Sot po përballet me pasojat e veprimeve ekstremiste të tij. Por, nesër, përballja me dështimet e tij do të jetë edhe më e rëndë. Me zhurmën demagogjike më nuk do të mund as të arsyetohet. Deri atëherë, sigurisht që kthehet edhe Hashim Thaçi dhe mund t’i japë sërish oksigjen politik.

Kuptohet, oksigjen politik për të jetuar si opozitar i përjetshëm, ku e gjen veten më së miri, duke vazhduar t’i sillet atij nëpër këmbë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat