Dastid Pallaska tregon kush e ka fajin për mos certifikimin eventual të Albin Kurtit

Aktuale

Dastid Pallaska tregon kush e ka fajin për mos certifikimin eventual të Albin Kurtit

Nga: A.Zh Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:13
Dastid Pallaska

Juristi Dastid Pallaska, ka ka thënë se fajin për mos certifikimin eventual të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje si kandidat në zgjedhjet e 14 shkurtit, e ka vetëm kjo parti.

Ai ka thënë se VV-ja mund ta fajësojë vetëm vetën për efektet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që është dhënë sipas kërkesës së vet, përcjell Bota sot.

Avokati Pallaska ka theksuar se VV-ja ka dështuar ta zbatojë rregullin themelor në procedurën e nisur për rrëzimin e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese.

Postimi i Pallaskës në Facebook:

Kush e ka fajin për mos certifikimin eventual të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje si kandidat në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Rregulli i parë në mjekësi është që para fillimit të trajtimit mjeku duhet të sigurohet që trajtimi nuk do ta dëmtojë pacientin më shumë sesa do t’i ndihmojë.

Ky rregull synon të parandalojë situata kur zelli i tepruar i mjekëve të ri dhe të papërvojë mund të shkaktojë më shumë dëm se dobi.

I njëjti parim aplikohet edhe në përfaqësime ligjore.

Secili argument ligjor që paraqitet në gjykatë duhet të shqyrtohet paraprakisht në mënyrë kritike nga parashtruesi nëse mund të përdoret kundër klientit/rastit të tij/saj. Kjo pasi që është e pamundur ta luftosh argumentin vetanak në gjykatë apo edhe në publik.

Pikërisht këtë rregull themelor ka dështuar ta zbatojë Lëvizja Vetëvendosje në procedurën e nisur për rrëzimin e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese.

Rrjedhimisht, sot Lëvizja Vetëvendosje mund ta fajësojë vetëm vetën për efektet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që është dhënë sipas kërkesës së vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat