‘S’jam supermen sa me ua ndal votimin mërgatës’, ‘shqip po flas, ligji duhet të respektohet’ – Daka flet për akuzat ndaj saj

Aktuale

‘S’jam supermen sa me ua ndal votimin mërgatës’, ‘shqip po flas, ligji duhet të respektohet’ – Daka flet për akuzat ndaj saj

Më: 21 janar 2021 Në ora: 23:07
Valdete Daka

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka folur për ligjin e zgjedhjeve, çështjen e certifikimit dhe verifikimit të votave nga diaspora.

Ajo ka paralajmëruar edhe shtyrje të zgjedhjeve nëse kandidatët nuk certifikohen me kohë.

Ajo thotë se ligji duhet të respektohet, ndërsa për votat nga diaspora ka përmendur sërish disa akuza nga Vetëvendosje që i kanë ardhur.

‘’Shqip po flas, këtë ligj e kemi dhe këtë ligj duhet ta respektojmë. Nuk e di qysh e ndaloj unë mërgatën me votu. Unë si me kon naj supermen. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur me i verifiku’’, shton ajo në një debat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat