“E prishi aksionin në Karaçevë” – Qalaj me akuza të rënda ndaj këtij zyrtari të LDK-së

Aktuale

“E prishi aksionin në Karaçevë” – Qalaj me akuza të rënda ndaj këtij zyrtari të LDK-së

Më: 21 janar 2021 Në ora: 23:12
Rashit Qalaj

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tani anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës Rashit Qalaj, ka folur rreth aksionit të Policisë së Kosovës që ishte zhvilluar para disa muajsh në Karaçevë.

Qalaj ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e kishte dëmtuar këtë operacion.

Tutje ai tha se kryeministri Hoti ishte treguar i pasinqertë kur kishte thënë se ky operacion nuk ka qenë i suksesshëm. Madje ai tha se i ka sms-at me Hotin në telefon ku ky i fundit e kishte përgëzuar për operacionin e kryer atje.

“Në fakt aksioni për Karaçevë është përgatitur më shumë se një vit. Normalisht për lokacione të ndishme ne duhet të informojmë edhe ministrin respektivisht kryeministrin, jo për shkak se na duhet leje nga ta por për shkak të ndjesisë së lokacionit. Ne e kemi kryer këtë aksion. Në fakt, ky operacion është dëmtuar nga ministri Veliu, i cili në të njëjtën ditë në parlament ka thënë “shumë shpejt do të shihni veprimin në Karaçevë”, një ministër që absolutisht nuk duhet të flasë për çështje operative të Policisë së Kosovës. Edhe kryeministri Hoti ka qenë i pasinqertë, nuk po du më përdor ndonjë fjalë të rëndë për të. Unë i kam sms-at në telefon më të ku më përgëzon se operacioni ka qenë i suksesshëm, ndërsa del publikisht thotë se operacioni nuk ka qenë i suksesshëm”, ka thënë Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat