Hoti: LDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik

Aktuale

Hoti: LDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik

Më: 21 janar 2021 Në ora: 23:25
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur rreth asaj se me cilat parti politike do të kenë koalicion pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Është e vështirë të flasim tash për këtë çështje, koalicionet do të përcaktohen nga besimi i qytetarëve për partitë që garojnë në zgjedhje”.

“Nuk kemi vija të kuqe me asnjë subjekt politik, besoj se nuk është e shëndetshme politikisht që të themi se kemi vija të kuqe me ndonjë parti politike, nuk është pragmatike nuk lejon funksionim normal vendosja e vijave të kuqe”.

“Nuk mund të flas për asnjë preferencë, angazhimi jonë është maksimal duke u thirrur në rezultatet e Qeverisë tonë. Për të publikuar së shpejti një program që u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës”.

“Ne e kemi një gjë të qartë të dalim të parët në zgjedhjet e 14 shkurtit, duhet të ulemi më pas për të ndërtuar koalicionin për formimin e Qeverisë, një gjë është e qartë se duhet një koalicion bukur i gjerë për të zgjedhur presidentin”, ka thënë Hoti në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat