Hoxha: Kandidatët e VV pa të shkuar kriminale e të shkolluar, synimi tërheqja e elektoratit gri

Aktuale

Hoxha: Kandidatët e VV pa të shkuar kriminale e të shkolluar, synimi tërheqja e elektoratit gri

Më: 22 janar 2021 Në ora: 00:50
Elvis Hoxha dhe Albin Kurti

Ish-këshilltari i Albin Kurtit dhe pedagogu Elvis Hoxha u shpreh se një nga pikat e forta të kandidatëve të Vetëvendosjes është se nuk kanë të shkuar kriminale dhe janë njerëz të shkolluar.

Sipas Hoxhës, Vetëvendosje në Shqipëri ka shpallur kandidatë në 2 qarqe të vendit dhe theksoi se lista po vijnë nga poshtë dhe firmat do të mblidhen po nga këta që propozojnë kandidatët.

Hoxha: Një nga pikat e forta të kandidatëve tanë është se nuk kanë të shkuar kriminale dhe janë njerëz të shkolluar. Ky është një dallim i madh që ka Lëvizja Vetëvendosje. Vetëvendosja në Kosovë i bëri qytetarët shumë të kujdesshëm se cilët janë banditët. Vetëvendosja do të ngrihet në Shqipëri, kur qytetari shqiptar ta kuptojë që nuk duhet të jetë indiferent ndaj përfaqësuesit publik dhe pasurisë publike. Partitë e regjimit që na mbajnë në ngërçin e rrotacionit do të zbehen. Nuk jemi futur në 12 qarqe, por vetëm në dy qarqe. Lista po vijnë nga poshtë dhe firmat do të mblidhen po nga këta që propozojnë kandidatët.

Ne do të na votojnë gjithë ata që duna t’i shpëtojnë indiferencë së shpërdorimit të pasurisë publike. Së dyti do të jetë ai që është mes dilemës që të jetë votues, apo refugjat. E treta është njeriu që thotë boll më u bë vegla e një pushteti që tradhton. Ata që nuk e kanë korruptuar votë më parë e kanë më të lehtë këtë, ata që quhen si elektorati gri.

Hoxha shtoi se Vetëvendosja do të mundohet që ta shtojë votuesin e saj kundrejt atyre që quhen si elektorati gri.

Hoxha: Se të thuash që 63% e njerëzve nuk dalin në zgjedhje, kjo është një krizë e madhe, sepse nuk kemi një paqe dhe një lumturi të paparë. Jemi në një vend që duhet të kishim 6 milionë banorë dhe kemi pak më shumë se 2.5. Në këtë bosht duhet ta shtojmë dhe ta sjellim votuesin, sepse këta janë njerëzit që do të bëjnë popullin. Nuk është popull ai që voton pavarësisht se çfarë bën partia, me pasurinë publike dhe kombëtare. Edhe ai që ngrihet në mëngjes për lotarinë amerikane, nuk është popull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat