Çka ndodh nëse partitë nuk i zëvendësojnë kandidatët e pacertifikuar?

Aktuale

Çka ndodh nëse partitë nuk i zëvendësojnë kandidatët e pacertifikuar?

Më: 22 janar 2021 Në ora: 08:55
Ilustrim

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka sqaruar se çfarë ndodhë nëse partitë politike nuk i zëvendësojnë kandidatët e pa certifikuar.

Daka ka thënë se nëse partitë nuk dërgojnë emra të ri në vend të atyre që s’janë certifikuar, do të ketë lista boshe.  

“Nëse ndonjë parti politike nuk i dërgon emrat e ri dhe nuk zëvendëson kandidatët e pa certifikuar, atëherë mbeten vendet e zbrazura. Ne nuk mund të ndryshojmë renditjen dhe nuk mund t’i ndryshojmë numrat e kandidatëve të subjekteve politike si dhe radhitjen gjinore në listat e kandidatëve”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku pritet të vendos për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.

Vendimi për certifikimin e tyre apo jo merret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.

Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyrë përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së  i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat