E konfirmon Damati: Më 5 shkurt do të mbahet seanca për rastin e Oliver Ivanoviqit

Aktuale

E konfirmon Damati: Më 5 shkurt do të mbahet seanca për rastin e Oliver Ivanoviqit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:07
Oliver Ivanoviq

Me 5 shkurt është caktuar të mbahet seanca fillestare për vrasjen e Oliver Ivanoviq. Këtë e ka bërë të ditur, avokati Musa Damati që në këtë rast mbron të akuzuarën Silvana Arsoviq.

“Është caktuar data për vazhdimin e procesit penal gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, seanca fillestare është caktuar të mbahet për datën 5 Shkurt 2021 pranë Departamentit Special në krimet e rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, tha Damati.

Avokati Damati ka treguar se deri më tani në këtë proces janë ngritur tri aktakuza.

“Për këtë rast penal shqyrtimi ka filluar në dhjetor të vitit 2019 me ngritjen e aktakuzës së parë, ndërsa deri tash në këtë proces gjyqësor janë ngritur tri aktakuza, duke u plotësuar dhe ndryshuar ato vazhdimisht nga organi i akuzës”, tha Damati.

Madje ai thotë edhe se është e papranueshme shtyrja e vazhdueshme e seancave në mungesë të përmbushjes së detyrimeve ligjore për të siguruar një gjykim të drejtë brenda afateve të arsyeshme kohore.

“Në këtë proces voluminoz penal të vrasjes së politikanit Ivanoviq është e pa pranueshme shtyrja e vazhdueshme e seancave në mungesë të përmbushjes së detyrimeve ligjore për të siguruar një gjykim të drejtë dhe brenda afateve të arsyeshme kohore”, tregon ai.

Damati tregoi edhe se klientja e tij është në liri dhe ndaj sa nuk ka

“Klientja ime e akuzuar në këtë rast penal është në liri dhe ndaj saj nuk ka ndonjë mase izoluese”, potencoi avokati Damati.

Image
Musa Damati
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat