Tha se Veliu e prishi aksionin e Karaçevës, Qalajt i vjen reagimi nga LDK

Aktuale

Tha se Veliu e prishi aksionin e Karaçevës, Qalajt i vjen reagimi nga LDK

Nga: G.B Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:12
Rashit Qalaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, njëherësh këshilltar i Agim Veliut, ka reaguar ndaj ish drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, tani anëtar i PDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po të ishte ekspert i profesionit, siç pretendon te jete, edhe z. Qalaj nuk do të duhej të shpaloste detaje të aksioneve të Policisë së Kosovës; këtë e kërkon etika profesionale por besoi unë edhe detyrimi ligjor, përcjell Bota sot.

Gecaj ka shtuar se inkuadrimi aq i shpejtë në PDK tregon më së miri arsyen e lirimit nga detyra të z. Qalaj.

Postimi i tij i plotë:

Nuk kisha asnjë obligim ligjor, megjithatë, për shkak të etikës profesionale dhe respektit për atë shtet asnjëherë nuk kam diskutuar në publik detajet e veprimtarisë sime 14-vjecare në Ambasadën Amerikane. Po të ishte ekspert i profesionit, siç pretendon te jete, edhe z. Qalaj nuk do të duhej të shpaloste detaje të aksioneve të Policisë së Kosovës; këtë e kërkon etika profesionale por besoi unë edhe detyrimi ligjor. Medalja i ka dy anë dhe argumenti ka kundër-argumentin, por ne nuk do të bimë në një grackë të tillë që për shkak të interesit të ngushtë politik të dëmtojmë një institucion shtetëror ndër më të rëndësishmit. Inkuadrimi aq i shpejtë në PDK tregon më së miri arsyen e lirimit nga detyra të z. Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat