Ish-këshilltari i Thaçit: Ai që do t’i prijë listës së VV-së do jetë viktima e radhës politike e Albin Kurtit

Aktuale

Ish-këshilltari i Thaçit: Ai që do t’i prijë listës së VV-së do jetë viktima e radhës politike e Albin Kurtit

Nga: A.Z Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:17
Adil Behramj

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramj e ka komentuar situatën politike, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai që do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë viktima e radhës politike e Albin Kurtit.

Ai ka shtuar se Konjufca ka nisur fushatën publike të besnikërisë nga frika e “gijotinës” së tij, ku kriter i vetëm i besnikërisë janë sulmet dhe kërcënimet e institucioneve shtetërore, si rrugë e duhur për Krejt dhe Drejt Vetëvendosjes, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë:

Ai që do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë viktima e radhës politike e Albin Kurtit. Konjufca e ka nisur fushatën publike të besnikërisë nga frika e “gijotinës” së tij. Kriter i vetëm i besnikërisë aty janë sulmet dhe kërcënimet e institucioneve shtetërore, si rrugë e duhur për Krejt dhe Drejt vetëvendosjes.

Kudo në botë, ndër të tjera, institucionet ua ruajnë qytetarëve të tyre edhe njerëzillëkun. Ato nuk kanë sesi të mbrohen vetë, por duhet të mbrohen, po ashtu, nga vetë njerëzit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat