Reagon ambasada e Francës: KQZ ta kryejë punën pa ndërhyrje

Aktuale

Reagon ambasada e Francës: KQZ ta kryejë punën pa ndërhyrje

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:43
Ambasada e Francës

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pasi disa kandidatë për deputetët nuk do të mund të jenë në listën për deputetë të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ambasada franceze ka deklaruar se presin që procedurat e certifikimit përcaktohen me ligj dhe institucionet e pavarura si KQZ’ja duhet të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje.

“Ne presim që institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësi ankese.

Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, thuhet në reagimin e ambasadës së Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat