15 mijë e 672 mërgimtarë të telefonuar nga KQZ, mbi 13 mijë prej prej tyre u përgjigjën dhe u verifikuan

Aktuale

15 mijë e 672 mërgimtarë të telefonuar nga KQZ, mbi 13 mijë prej prej tyre u përgjigjën dhe u verifikuan

Më: 22 janar 2021 Në ora: 14:33
KQZ

Një interesim i jashtëzakonshëm për të votuar nga mërgimtarët është evidentuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Aktualisht janë 33 mijë e 500 aplikacione të hapura dhe në verifikim.

Nga ky numër, 17 mijë e 900 aplikues kanë aprovimin, teksa 4 mijë e 500 aplikacione janë në refuzim.

Ndërkaq, janë 134 mijë emaile të pahapura.

KQZ ka bërë të ditur po ashtu se ka telefonuar 15 mijë e 672 persona që jetojnë jashtë vendit për t’i verifikuar si votues.

Nga ky numër 13 mijë e 72 e kanë hapur telefonin  dhe janë verifikuar si votues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat