A është Zoja Lleshi-Berisha ende në AAK?

Aktuale

A është Zoja Lleshi-Berisha ende në AAK?

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:59
Daut Haradinaj dhe Zoja Lleshi-Berisha

Në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, besimin e votuesve për tu zgjedhur deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës e pati kërkuar edhe Zoja Lleshi-Berisha.

Bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar e dy fëmijëve, magjistre e ekonomisë, znj. Lleshi-Berisha bashkë me familjen e gjërë, numëron përplot vite të aktivitetit politik në AAK.

Zoja njëherësh është edhe motra e frizerit të njohur Kaci Lleshi, i cili qëndron krah motrës së tij përgjatë angazhimeve politike

Zoja rrjedh nga një familje atdhetare, ku në luftën për liri, ranë heroikisht në front katër dëshmorë, Marku, Prendi, Kola dhe Mema, të cilët ishin luftëtarë të orëve të para.

Nga familja Lleshi në këto zgjedhje garon Gegë Lleshi, tani si pjesë e VV-së, por në zgjedhjet e kaluara pati garuar si kandidat për deputet nga AAK, duke marrur një numër jo të mjaftushëm të votave të nevojshme për t’u zgjedhur deputet.

Pavarësisht këtij fakti, edhe pse Lleshi-Berisha nuk është pjesë e listës së AAK-së në këto zgjedhje, ajo siç duket për dallim nga kushëriri i saj Gega, vazhdon t’i qëndrojë besnike AAK-së. Këtë e dëshmon një fotografi e postuar sot nga ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së në profilin e tij në facebook, duke pirë kafe së bashku me znj. Lleshi-Berisha.

Haradinaj në foton e postuar, Znj. Lleshi-Berisha e cilëson si një grua të vendosur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat