Albin Kurti prezanton aderimin e ri në Vetëvendosje

Aktuale

Albin Kurti prezanton aderimin e ri në Vetëvendosje

Nga: A.Zh Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:28
Agime Gashaj dhe Albin Kurti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër Albin Kurti, ka prezantuar aderimin e ri në partinë e tij.

Bëhet fjalë për Agime Gashajn, e cila nga sot i është bashkuar VV-së, përcjell Bota sot.

Kurti teksa ka prezantuar Gashajn, ka thënë se ajo bashkë me të tjerët do të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në Kosovë.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Agime Gashaj është e lindur në Rijekë të Kroacisë, por me prejardhje është nga Istogu. Agimja ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filologjik, në drejtimin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, ndërkaq studimet e nivelit master i ka kryer në fushën e studimeve të sigurisë në Universitetin Shtetëror të Kansasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes bursës Fulbright. Agimja është mësimdhënëse e gjuhës angleze, trajnere e mësimdhënësve e punon edhe si përkthyese. Agime Gashaj nga sot është anëtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe, bashkë me krejt neve e juve do të punojë drejt përmirësimit të jetës për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat