Shasha: Kemi hyrë në një territor të rrezikshëm, ja kush po ushtron presion mbi KQZ-në

Aktuale

Shasha: Kemi hyrë në një territor të rrezikshëm, ja kush po ushtron presion mbi KQZ-në

Nga: A.Zh Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:38
Demush Shasha

Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, ka thënë se anëtarët politikë të KQZ, në mbledhjen e sotme shpërfaqën tendencë të qartë për shtrembërimin e procesit zgjedhor dhe përmbysjen e pavarësisë së institucionit të KQZ-së.

Ai ka thënë se KQZ-ja po kolapson si institucion i pavarur nga presioni politik që po ushtrohet mbi të, përcjell Bota sot.

Sipas tij, vendi është futur në një territor të rrezikshëm nga zgjedhjet e vitit 2019, ku po shtrembërohet vullneti i qytetarëve.

Postimi i plotë në Facebook:

Qe një kohë kemi hyrë me një territor të rrezikshëm ku vullneti i qytetarëve po shtrembërohet përmes fiskulturave meskine politike. Mbledhja e sotme e KQZ-së ishte dëshmi e radhës.

Sot administrata e KQZ-së ka dhënë një rekomandim të pavarur për certifikimin e listave të partive politike. A është i drejtë a jo, mbetet të provohet në kuadër të procedurave ligjore, por është pa diskutim rekomandim i tyre profesional dhe i pavarur, në përputhje me kuadrin ligjor për administrimin e zgjedhjeve.

Tani, anëtarët politik të KQZ-së shpërfaqën tendencë të qartë për shtrembërimin e procesit zgjedhor dhe përmbysjen e pavarësisë së institucionit të KQZ-së. Me fjalë të tjera administrimi i zgjedhjeve nuk po i nënshtrohet ekspertizës institucionale, por fiskulturave politike.

Që nga zgjedhjet e 2019-es jemi futur në një rreth vicioz i cili çdo ditë e më shumë po na largon nga vullneti i qytetarëve drejt një territori të rrezikshëm për vendin tonë.

Në çdo shoqëri normale, kur shteti sfidohet reagojnë “siguresat” e ndryshme institucionale të cilat kthejnë shoqërinë në normalitet. Pushtetet e ndryshme balancojnë njëra tjetrën, duke ushtruar pavarësinë e tyre. Ajo çfarë po shohim kohëve të fundit është që çdo “siguresë” e shtetit po dështon të kryej rolin e saj për të kthyer vendin në normalitet, në përputhje me vullnetin e qytetarëve. Rezultati i zgjedhjeve 2019-es u manipulua. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese më shumë komplikuan situatat e krijuara, se sa që ofruan zgjidhje. KQZ-ja po kolapson si institucioni i pavarur nga presioni politik që po ushtrohet mbi të. Partitë politike po largohen edhe më shumë në pozicionime ekstreme.

Asgjë e mirë nuk mund të del nga kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat