Kastrati i PSD-së – Kurtit: Asgjë s’është kryer, tani sapo ka filluar

Aktuale

Kastrati i PSD-së – Kurtit: Asgjë s’është kryer, tani sapo ka filluar

Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:17
Gëzon Kastrati

Anëtari i PSD-së, Gëzon Kastrati ka komentuar vizitën e Albin Kurtit tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke rikujtuar një deklaratë të Kurtit kur thoshte se Rugova është autokrat.

“Totalitarizmi nuk kufizohet me akumulim pushteti. Ky është autoritarizëm. Nuk janë veç institucionet qe përfundojnë të kontrolluara – krejt në një adresë”, ka shkruar Kastrati në profilin e tij.

“Ai pushton hapësirën diskursive, paqton rrymat e kontradiktat historike. E paraqet veten si sinteza e fundme qe nxjerr frytet nga mbjelljet e mëhershme, dhe përmbledh e zhduk çdo çarje nga e shkuara”, tha tutje ai.

“Kështu bllokohet çdo referencë për të ardhmen, kështu mbyllen horizontet. Ne intervistën e parë pas zgjedhjeve të 6 tetorit Kurti pati thënë: “s’ka me krah te luftës e pacifizëm, tash jemi ne që kemi fituar”. Dje e paska vizituar varrin e Rugovës, kohë më parë i pat thënë autokrat. Gjatë kishte folur për UÇK-në, pastaj e mbështeti Gjykatën Speciale”, shtoi Kastrati më tutje.

“Kurti po na thotë se ky është fundi i mundësisë për politikë në Kosovë sepse ne jemi për lartësimi që merr ajkën e LDK-së dhe UÇK-së; krejt populli, asnjë mbetje. Kush nuk është popull i Kurtit, nuk është tamam popull. Kontradiktat e paqtuara janë historia e përfunduar. Ky është projeksion për të ardhmen. Jemi këtu për t’i thënë Kurtit: asgjë s’është kryer! Në fakt, sapo ka filluar”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat