Drejtori për Regjistrim të partive s’i bindet vendimit të KGjK-së: Ishte i njoftuar për kandidatët që nuk duhen certifikuar

Aktuale

Drejtori për Regjistrim të partive s’i bindet vendimit të KGjK-së: Ishte i njoftuar për kandidatët që nuk duhen certifikuar

Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:20
Drejtori për Regjistrim të partive

Drejtori për Regjistrimin e partive politike s’i bindet KGJK-së, ai ishte njoftuar në detaje për kandidatët që nuk duhet të certifikohen.

Media ka siguruar një dokument ku Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dërguar një letër Zyrës për Regjistrimin e partive politike (ZRPPC), e përkatësisht zotit Yll Belushkaj ku e ka njoftuar në detaje në lidhje me kandidatët të cilët nuk mund të çertifikohen për shkak të dënimeve, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por e njëjta, Zyra për regjistrimin e partive politike ZRPPC, sot në mbledhjen e KQZ-zë ka rekomanduar çertifikimin e të gjtihë kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme dhe nuk mund të certifikohen

“Zyra ju rekomandon të certifikohet lista e parë e dërguar nga partitë politike ndërsa palët e interesuara mund të bëjnë pastaj ankesa”, ka thënë Buleshkaj.

Pas kësaj kërkese të ZRPPC ka patur disktutime në mbledhjen e KQZ-së, ç’ka ka sjellë edhe ndërprejen e mbledhjes, për të marrë një vendim në orën 17:30.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se deri në 17:30 do të jenë gati dokumentet shtesë që kanë kërkuar dhe do të votohet për çertfikimin ose jo të kandidatëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat