Certifikimi i kandidatëve, LDK-ja ka një thirrje për KQZ-në

Aktuale

Certifikimi i kandidatëve, LDK-ja ka një thirrje për KQZ-në

Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:32
Ardita Dushi, shefe e shtabit zgjedhor të LDK-së

(E plotësuar 18:26) - Ardita Dushi, shefe e shtabit zgjedhor të LDK-së, i ka bërë thirrje KQZ-së të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos certifikimin të kandidatëve që janë të dënuar.

Ajo ka thënë se asnjë kandidat nuk është mbi ligjin.

“LDK- ja kërkon të respektohet vendimin Gjykatës Kushtetues, për LDK asnjë kandidatë nuk është mbi ligjin”, tha ajo.

Dushi po ashtu ka thënë se kërcënimi ndaj kryetares së KQZ, Valdede Daka është i papranueshëm.

***

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ftuar konferencë për media

Konferenca mbahet sot në orën 18:00.

Konferenca pritet të mbahet në selinë e LDK-së.

Arsyeja e kësaj konference akoma nuk dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat