Daka: KGJK-ja na ka kthyer përgjigje se të dhënat për 47 kandidatët janë të sakta

Aktuale

Daka: KGJK-ja na ka kthyer përgjigje se të dhënat për 47 kandidatët janë të sakta

Më: 22 janar 2021 Në ora: 18:04
Valdete Daka

Kryetarja e KQZ’së ka thënë se sot pas mbledhjes së Komisionit, i ka kërkuar përgjigje shtesë Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të rikonfirmuar verifikimin e listave të kandidatëve për deputetë, që janë të dënuar sipas formës së prerë në tri vitet e fundit.

Daka thotë se KGJK’ja i ka kthyer përgjigjen se të dhënat për kandidatët për deputetë janë të sakta.

“Ju informoj se verifikimi i kandidatëve është bërë sipas data bazës qendrore e evidencës penale pranë sekretariatit të KQZ’së. N ë këtë databazë regjistrohen të gjitha sanksionet penale të shqiptuara me aktgjykim të prerë”, thuhet në letrën të cilën e lexoi Daka në konferencë.

“Ne kemi konfirmim nga gjykatat e vendit, dhe kemi marrë konfirmim për saktësinë e dhënave dhe faktin se të cilat dënimet e plotfuqishme janë të proceduara në sistem”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat