Burri i Albulena Haxhiut me një thirrje publike: Kërkon arrestimin e Valdete Dakës

Aktuale

Burri i Albulena Haxhiut me një thirrje publike: Kërkon arrestimin e Valdete Dakës

Nga: N. H Më: 22 janar 2021 Në ora: 18:50
Alban Krasniqi, Foto ilustrim nga "Bota sot"

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se sot është ftuar Policia e Kosovës që të sigurojë institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kurteshi ka thënë se një gjë e tillë nuk është para deri më sot.

Lidhur me këtë ka reaguar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i ish-deputetes Albulena Haxhiu.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se meqenëse policia është në hyrje të KQZ-së le ta kryen detyrën e saj duke arrestuar Valdete Dakën.

“Meqenëse policia qenka në hyrje të KQZ-së le ta kryen detyrën e saj duke arrestuar Valdete Dakën dhe të fillojë çlirimi i institucioneve të kapura”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat