Limaj nga Ferizaj: Fryma jonë në mbrojtje të vlerave kombëtare po rritet çdo ditë e më shumë

Aktuale

Limaj nga Ferizaj: Fryma jonë në mbrojtje të vlerave kombëtare po rritet çdo ditë e më shumë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 20:27
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar fushatën elektorale në Ferizaj ku është takuar me të rinj dhe bashkëluftëtarë nga ky qytet.

‘Sonte në takimin që zhvillova me disa bashkëluftëtarë e të rinj në qytetin e Ferizajt, pash nga afër që fryma jonë në mbrojtje të vlerave kombëtare është duke u rritur çdo ditë e më shumë” ka shkruar Limaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Sonte në takimin që zhvillova me disa bashkëluftëtarë e të rinj në qytetin e Ferizajt, pash nga afër që fryma jonë në mbrojtje të vlerave kombëtare është duke u rritur çdo ditë e më shumë.

Nuk e kisha menduar asnjëherë që në Kosovën tonë, ku ende ka plagë të pashëruara, ka grup njerëzish që dëshirojnë ta anashkalojnë e harrojnë të kaluarën, lavdinë, e kontributin e një populli të tërë që ka dhënë çdo gjë për lirinë e fituar fal kontributit të shumë brezave.

Përballë kësaj situate aspak të lehtë për vendin, detyrë e jona është ta ngrisim zërin, të bashkohemi dhe të angazhohemi fuqishëm në mbështetje të Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit, sepse duke u rreshtuar krah nesh, ju qytetarë të dashur po rreshtoheni krah një zëri edhe më të fuqishëm për mbrojtjen e vlerave të kombit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat