Glauk Konjufca më i pëlqyeri që t’i prijë listës së VV-së, nëse s’certifikohet Albin Kurti

Aktuale

Glauk Konjufca më i pëlqyeri që t’i prijë listës së VV-së, nëse s’certifikohet Albin Kurti

Më: 22 janar 2021 Në ora: 22:10
Glauk Konjufca

Sondazhi i fundit i PIPOS thotë se Glauk Konjufca është më i pëlqyeri që t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje nëse Albin Kurti  – që është bartësi i listës – nuk do të certifikohet.

Në këtë sondazh, që është prezantuar në Rubikon, 48,10 % të të anketuarve e kanë zgjedhur Glauk Konjufcën.

Një e dhënë interesante në këtë grafikon është se 30,70 % kanë thënë që Vjosa Osmani duhet të jetë prijësja e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ani se kjo e fundit nuk është anëtare e kësaj partie dhe garon vetëm si pjesë e listës së Vetëvendosjes me iniciativën e saj qytetare.

Arben Vitia është zgjedhja e tretë e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje me 10,60 %. Arbërie Nagavcin e kanë zgjedhur 1,50 %, derisa 6,70 % kanë thënë një emër tjetër brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi, ka sqaruar se pyetja “Ju lutem na thoni, sipas jush kush duhet të udhëheqë listën e VV-së?” i është parashtruar vetëm atyre që kanë deklaruar se do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat