Moscertifikimi i Albin Kurtit, vjen thirrja e fundit për kandidatin e VV-së për kryeministër – kështu do të rritet përkrahja!

Aktuale

Moscertifikimi i Albin Kurtit, vjen thirrja e fundit për kandidatin e VV-së për kryeministër – kështu do të rritet përkrahja!

Nga: N. H Më: 23 janar 2021 Në ora: 09:43
Albin Kurti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje mbajti mbledhje maratonike shtatorëshe në të cilën temë e nxehtë diskutimi ishte certifikimi i listave të subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që listat e kandidatëve për deputetë të propozuara nga subjektet politike, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma të mos certifikohen. Kjo erdhi shkaku i problemeve me ligjin të disa personave brenda këtyre listave, përfshirë këtu edhe kreun e VV-së, Albin Kurti, shkruan “Bota sot”.

Lidhur me këtë, analisti politik, Faton Mehmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky vendim është në favor të Albin Kurtit.

Madje, ai ka një thirrje për Lëvizjen Vetëvendosje, se nuk ka pse ankohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ja shkrimi i tij:

Image
Faton Mehmeti

Mos lejimi i Albinit për të kandiduar është në favor të tij.

Në njërën anë i shton vota duke e paraqitur atë viktime, dhe në anën tjetër nuk e ndalon të bëhet kryeministër, për çka edhe synon.

Andaj, VV s’ka pse ankohet në KQZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat