E frkishme: Zhduken tri femra në Kosovë

Aktuale

E frkishme: Zhduken tri femra në Kosovë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:27
Ilustrim

Policia e Kosovë ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Kosovë janë raportuar të zhdukura tri femra nga Prishtina, Prizreni dhe Gjakova.

Siç bën të ditur policia, të martën e kësaj jave është raportuar për një femër të zhdukur në lagjen Veterrik të Prishtinës.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk  dihet për vendndodhjen e saj’, ka bërë të ditur policia.

Ndërsa këtë të enjte, në rrugën “Sadik Stavilevci” në Gjakovë është raportuar për një vazjë tjetër të zhdukur.

“Rr. Sadik Stavilevci , Gjakovë 21.01.2021 – 16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë edhe në Prizren në rrugën “Arta”, babai ka raportuar në polici zhdukjen e vajzës së tij e cila është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. 

“Rr.Arta,Prizren 22.01.2021-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk  dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës”, bën të ditur policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat