PDK me akuza për kryetarin e Zyrës së Certifikimit: U mundua të kontrabandoj një vendim të paligjshëm, vota kundër e PDK-së do të mbahet mend gjatë

Aktuale

PDK me akuza për kryetarin e Zyrës së Certifikimit: U mundua të kontrabandoj një vendim të paligjshëm, vota kundër e PDK-së do të mbahet mend gjatë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:36
Avni Bytyçi

Zëdhënësi i Partisë Demokratiek të Kosovës, Avni Bytyçi, ka thënë se vota kundër e PDK-së në KQZ për partitë me kandidatë të akuzuar, siç ka thënë ai, ka qenë për mbrojtur rendin kushtetues.

Në një postim në Facebook, Bytyçi ka thënë se se zyrtari përgjegjës në Zyrën e Certifikimit, sipas tij, është munduar që të kontrabandoj një vendim të paligjshëm.

“Vota e Arianit Elshanit, kundër çdo liste që bie ndesh me aktivendimin e gjykatës Kushtetuese ka qenë votë jo për të mbrojtur një qendrim politik, por për të mbrojtur një standard të domosdoshëm të rendit kushtetues të vendit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Dje gjatë tentimit të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismes Social Demokrate, për të kthyer mbrapa standardin e certifikimit të listave zgjedhore, e pam nje djalë të ri, që përtej ngjyrave politike luftonte për demokracinë e Kosovës.

Vota e Arianit Elshanit, kundër çdo liste që bie ndesh me aktivendimin e gjykatës Kushtetuese ka qenë votë jo për të mbrojtur një qendrim politik, por për të mbrojtur një standard të domosdoshëm të rendit kushtetues të vendit.

Për shkak të presionit dhe me gjasë edhe kërcenimit zyrtari përgjegjës për zyrën e çertifikimi është munduar që ta kontrabandoj një vendim të paligjshëm. Presioni ka qenë i madh, nga Albin Kurti, Glauk Konjufca e deri te ata dy zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje që ishin prezent në KQZ, të mbeshtetura nga të gjitha ata të cilët nuk i kishin listat e pastërta.

Vota kundër e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbahet mend gjatë, jo vetëm se ka qenë e drejtë, por për shkak se ka qenë zëri i vetëm ne ato momente dramatike. Të gjithë kanë qenë të heshtur, dje nuk u degjuan zërat e zhurmshëm të shoqerisë civile, mediave e as ambasadave të Kuintit. Sigurisht situata kish qenë ma ndryshe nëse rolet kishin qenë të kundërta, megjithatë kjo pjesë i takon të kaluarës tani.

Lufta për demokracinë tonë vazhdon!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat