Gjykata Speciale thërret në telefon Gjergj Dedajn, ja detajet e kësaj bisede

Aktuale

Gjykata Speciale thërret në telefon Gjergj Dedajn, ja detajet e kësaj bisede

Nga: N.Sh Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:48
Gjergj Dedaj

Ambasadori i Kosovës, në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka treguar se është thirr në telefon nga Gjykata Speciale.

Dedaj përmes një postimi në Facebook, thotë se qëllimi i kësaj thirrje ishte që të njoftojnë me caktimin e prokurorit të rastit, pa ia specifikuar se për çfarë rasti bëhet fjalë.

Dedaj thotë se, ata e kanë pyetur edhe nëse ka ndonjë kërcënim të mundshëm apo shqetësim.

Postimi i plotë:

U  kontaktova nga Gjykata Speciale!

Ditën e premte, të datës 22 janar 2021, në orët e vona, përmes telefonit, jam kontaktuar nga prokurori i Gjykatës Speciale, në Hagë!

Qëllimi i kësaj thirrje, sipas tyre ishte të më njoftojnë me caktimin e prokurorit të rastit, siç me njoftuan, pa me specifikuar se për çfarë rasti bëhet fjalë!

Veç tjerash, prokurori me pyeti se a kam ndonjë kërcenim apo ndonjë shqetësim!

I thash s'kam patur dhe nuk kam asnjë kërcënim nga askush, e për sa i përket shqetësimeve, ia përmenda shqetësimet i mija me rastin e infektimit tim dhe te gjithë anëtarëve të familjes sime me virusin COVID-19, gjate muajit te kaluar.

Njëkohësisht i vura në dijeni se shqetësim i yni me i madh, tash e 22 vite, është edhe mos zbardhja e krimit serb mbi dhjetëra anëtarë të familjes sime, si dhe mos zbardhja e masakrës së Mejes se Gjakovës, ku forcat serbe me 27 prill 1999, vranë mizorisht mbi 380 civil shqiptar te pafajshëm, ndonëse askush nuk është arrestuar nga serbët, për këtë masakër kundër njerëzimit!

Njoftoj opinionin se jam i gatshëm, përkundër dëshires sime, në çdo çast t'i  përgjigjem ftesave të Gjykatës Speciale, për të dëshmuar luftën epike të drejt dhe  çlirimtare të UÇK-së, për vetëmbrojtje, liri, drejtësi, barazi dhe pavarësi, duke kërkuar me çdo kusht, çmim e sakrifice, drejtësi dhe dënim, për përgjegjësit e 400 masakrave makabre serbe në Kosovë, të 20.000 dhunimeve dhe afër 15.000 vrasjeve civile, ndaj popullatës shqiptare, gjatë viteve 1998/1999,ne Kosove!

Mbase këto krime dhe ky gjenocid serb, në Kosove, do duhej të kishte trajtim  dhe përgjigje nga Drejtësia Ndërkombëtare!

Gj D

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat