​Paralajmërohet ndërprerja e qarkullimit të autobusëve nga Prishtina për në qytete tjera

Aktuale

​Paralajmërohet ndërprerja e qarkullimit të autobusëve nga Prishtina për në qytete tjera

Më: 23 janar 2021 Në ora: 13:05
Shoqata e Transportit Rrugor

Shoqata e Transportit Rrugor të udhëtarëve ka paralajmëruar se do të pushojë së vepruari i gjithë transporti i udhëtarëve. Kjo në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë së Kosovës duke kërkuar që kjo e fundit të plotësojë kërkesat e tyre dhe duke i përfshirë në pakon për rimëkëmbje ekonomike. Kjo shoqatë i ka dhënë ultimatum kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti deri më 28 janar, në të kundërtën nga kjo datë, kanë thënë se nuk do të ketë qarkullim të autobusëve ndër-urban.

Subvencionim për 0.50 cent për kilometër për secilin operator ekonomik, në bazë të rendeve të udhëtimit për lindjet e rregullta për operatorët e transportit rrugor me autobusë, të sigurohet pagat e punëtorëve nga Qeveria dhe të largohet TVSH. Këto janë disa prej kërkesave që Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve i ka drejtuar në adresë të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti.

Nëse këto nuk plotësohen deri në fund të javës së ardhshme, paralajmërojnë ndërprerje të punës.

Drejtori i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, në një konferencë për media kritikoi Qeverinë për qasje selektive ndaj sektorëve.

Kurtishaj: Më datën 28 përfundimisht ndërprejmë punën

“Me të vërtetë kjo qasje selektive e Qeverisë na ka bërë që edhe ne me datën 28 përfundimisht të ndërprejmë aktivitetin tonë duke shprehur pakënaqësinë tonë për të vazhduar punën dhe pamundësinë tonë financiare për të përballur shpenzimet për shkak të vendimeve qeveritare për shfrytëzim të kapacitetit të autobusëve dhe vendimeve të tjera për mbrojtje nga pandemia që kanë ndikuar drejtpërdrejt të qytetarët si panik për të udhëtuar me autobus”, tha ai.

Ai tha se kërkesat e tyre duhet të futën në pakon për rimëkëmbje ekonomike.

Kurtishaj: Kërkesat tona të futen në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike

“Për herë të fundit të apelojmë të Qeveria e Kosovës që të marrë më seriozisht kërkesat tona dhe ato të futën në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike. Sepse ky sektori jonë, i transportit rrugor, ka efekte multidimensionale mos funksionimi i këtyre operatorëve, qoftë në jetë ne qytetarëve qoftë në sektorin privat. Ne nuk kemi rrugë tjetër për të realizuar kërkesat tona, nuk kam dëshirë që rruga jonë të jetë e protestave dhe grevave, po shpresoj që takimi i radhës mos të jetë rruga që ne na bashkon në takim me kryeministrin dhe Qeverinë”, tha ai.

E nënkryetari i shoqatës, Kadri Rrahmani tha se për shkak të situatës me pandeminë nuk po organizojnë protesta në rrugë.

Rrahmani: Jemi të detyruar me ndërpre punën në transportin rrugor të udhëtarëve

“Jemi të detyruar me ndërpre punën, me pushu punën, jo grevë, ne po pushojmë punën, as nuk do të dalim në rrugë, sikur mos të ishte koha siç është me siguri do të ishin 1200 autobusë në Prishtinë, sot për sot do të tregohemi më tolerantë, të pushojmë së vepruari dhe barrën për mos bartjen e nxënësve, mos bartjen e punëtorëve, për pengesat që do të krijohen ta marrin pushteti”, tha ai.

Dirë më parë Qeveria në detyrë është marrë vesh me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që mësimdhënësit të marrin shtesa në pagë, si ndihmë për shkak të situatës me pandeminë.

Kjo është arritur pasi SBAShK ka kërcënuar se do të hyjë në grevë, e një vendim i tillë ka ngjallur reagime të sektorët e tjerë, duke konsideruar që Qeveria po vepron në mënyrë selekive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat