Parashikimi i Miftarajt rreth PZAP-së: Sa dashnia e sa e shamja ka me u shpërnda

Aktuale

Parashikimi i Miftarajt rreth PZAP-së: Sa dashnia e sa e shamja ka me u shpërnda

Më: 23 janar 2021 Në ora: 13:33
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, pas vendimi të djeshëm të KQZ-së për moscertifikimin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Nismës e AAK-së, thotë se shumë pak njerëz e dinë se kush është kryetar dhe anëtarë të PZAP-it.

Lëvizja Vetëvendosje pas këtij vendimi ka reaguar duke thënë se do t’i vazhdojnë procedurat ligjore në PZAP.

“Parashikim: Sot dhe neser pak njerez e dine se kush eshte Kryetar dhe anetare te PZAP!

Neser, po veçanarisht te henen dhe te marten, krejte ama krejte, i madh e i vogel kane me i njofte.

Sa dashnia, shamja, ofendimi ka mu shpernda, skemi me u çuditë fare, se edhe me kete u mesuam fatkeqesisht. Ishalla jarabi jam gabim”, ka shkruar Miftaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat