Asnjë parti s’është ankuar ende në PZAP për vendimin e KQZ-së

Aktuale

Asnjë parti s’është ankuar ende në PZAP për vendimin e KQZ-së

Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:03
KQZ

Lista e kandidatëve për deputet e Vetëvendosjes dhe ajo e AAK-së mbeten pa u certifikuar në mbledhjen e së premtes të KQZ-së, pavarësisht rekomandimit të Zyrës për Certifikim të Partive që përkrahu certifikimin e të gjithë kandidatëve.

Ndërkaq, Nisma nuk u certifikua as si parti as si listë.

Për t’i hyrë garës me listën që e kanë, përfshirë edhe kandidatët që janë të dënuar në tri vjetët e fundit, Vetëvendosje dhe AAK, duhet të dërgojnë ankesa në PZAP dhe në Gjykatë Supreme. Njëjtë duhet të veprojë edhe Nisma nëse do të garojë.

Megjithatë, asnjëra nga këto parti deri më tani s’kanë dërguar parti në PZAP.

Këtë e ka konfirmuar kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku.

“Deri më tani asnjë subjekt politik nuk ka dorëzuar ankesë”, tha shkurt ai.

Dritë jeshile kanë marrë LDK-ja dhe PDK-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat